Në këtë datë luhet derbi i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit

Në këtë datë luhet derbi i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit

Ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit ishte paraparë të zhvillohej më 25 maj, në kuadër të xhiros së 35-të të kampionatit.

Megjithatë, tashmë është marrë vendimi përfundimtar dhe, sipas burimeve të sigurta të Radios Star, derbi do të luhet më 24 maj nga ora 16:00.

Në të njëjtën ditë, pritet që FC Drita të ngrejë trofeun e pestë në historinë e saj, duke e kthyer atë ditë në një festë të madhe për qytetin.

Related Articles