Reagon Sami Lushtaku: Pushteti i Albin Kurtit tentoi të më sulmoj

Reagon Sami Lushtaku: Pushteti i Albin Kurtit tentoi të më sulmoj

Pasi LVV publikoi një fotografi të Hysni Mehanit, ku shihet i lënduar në kokë, ka reaguar kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ai tha se “pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj”.

“E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, tha Lushtaku.

Në bazë të këtij shkrimi, Lushtaku la të kuptohet se Mehani u sulmua nga qytetarët dhe jo nga vetë ai.

Related Articles