Kurti dhe Maqedonci shikojnë nga afër punimet për fabrikën e municioneve në Gjakovë

Kurti dhe Maqedonci shikojnë nga afër punimet për fabrikën e municioneve në Gjakovë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se bashkë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti kanë vizituar sot kantierin e ndërtimit në Jahoc të Gjakovës, ku kanë nisur punimet për ndërtimin e kompleksit të parë industrial të municioneve në Kosovë.

Sipas Maqedoncit, kompleksi po ndërtohet në një sipërfaqe prej 19 hektarësh, brenda rreth 140 hektarëve të ndarë nga Qeveria e Kosovës për industrinë e mbrojtjes në Gjakovë, ndërsa pritet të jetë fabrika e parë e kësaj natyre me prodhim “Made in Kosova”.

Postimi i plotë:

Në rreth 140 hektarët e ndarë për ndërtimin e industrisë së mbrojtjes në Gjakovë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, sot, bashkë me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, vizituam kantierin e ndërtimit në Jahoc, aty ku tashmë kanë filluar punimet për ndërtimin e kompleksit të parë industrial të municioneve, në një hapësirë prej 19 hektarësh, dhe fabrikës së parë të kësaj natyre me prodhim “Made in Kosova”.

Derisa po zhvillohen punimet për ndërtimin e objektit të fabrikës, në Turqi tashmë është drejt përfundimit prodhimi i makinerisë prodhuese, laboratorëve dhe pajisjeve tjera teknike.

Ndërsa së shpejti, personeli ynë do të niset për specializim nga MKE në Turqi, për të përmbyllur të gjitha parapërgatitjet para fillimit të prodhimit 100% vendor.

Municionet e kalibrit 5.56mm dhe 7.62mm do të prodhohen në Kosovë.

Ky është një hap historik drejt fuqizimit të industrisë sonë të mbrojtjes, ngritjes së kapaciteteve shtetërore dhe garantimit të sigurisë së Republikës sonë.

Kosova po ndërton kapacitete strategjike.

Kosova po prodhon.

Kosova po ecën përpara!

Related Articles