Pesë persona ndalohen në Graçanicë për cenim të vullnetit të lirë të votuesve

Pesë persona ndalohen në Graçanicë për cenim të vullnetit të lirë të votuesve

Pesë persona janë ndaluar në Graçanicë nën dyshimet për cenim të vullnetit të lirë të votuesve, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit, hetimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas deklarimeve publike të ministrit Nenad Rashiq lidhur me kërcënimin e votuesve në komunën e Graçanicës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesë shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, sipas nenit 210 të Kodit Penal të Kosovës.

Prokuroria njoftoi janë siguruar deklarata dhe prova të mjaftueshme që dyshohet se i lidhin të ndaluarit me veprime të kundërligjshme që cenojnë procesin zgjedhor.

Related Articles