Dardanët zhvillojnë stërvitje, para ndeshjeve me Çekinë dhe Andorrën

Dardanët zhvillojnë stërvitje, para ndeshjeve me Çekinë dhe Andorrën

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore kundër Çekisë dhe Andorrës.

Seanca stërvitore u karakterizua me ritëm të lartë dhe përkushtim të madh nga futbollistët, derisa përzgjedhësi Franco Foda punoi kryesisht në aspektin taktik dhe organizimin e lojës.

Për shkak të një lëndimi në nyje, Andi Hoti e ndërpreu stërvitjen para kohe. Futbollisti do t’u nënshtrohet ekzaminimeve nga stafi mjekësor i Kombëtares për të përcaktuar shkallën e lëndimit.

Related Articles