Sot do të përfundojnë Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Të filluara zyrtarisht më 23 korrik, Olimpiada vendos “perdet” sot, teksa prej orës 13:00 me kohën tonë lokale do të fillojë ceremonia përmbyllëse.
Pothuajse të gjitha garat veçse kanë përfunduar, ndërsa kjo është edhe renditja e vendeve pjesëmarrëse.
Në renditjen e përgjithshme të vendeve pjesëmarrëse prin ShBA që e ka parakaluar në ditën e fundit Kinën dhe ka 113 medalje gjithsej, 39 të arta 41 të argjendta dhe33 të bronzta.
Pas saj vjen Kina me 88 medalje gjithsej. Ata kanë momentalisht 38 të arta, 32 të argjendta dhe 18 të bronzta, shkruan Gazeta Express.
Top-5shen e përmbyllin shteti nikoqit Japonia, Komiteti Olimpik i Rusisë dhe Britania e Madhe.
Kosova gjendet në vendin e 41-të me dy medalje të fituara, të dyja të arta dhe në sportin e xhudos.
Kosova garoi me 11 sportistë në këtë Olimpiadë, pesë në xhudo, dy në not, një në shenjtari, një në boks, një në mundje dhe një në vrapim. Që të gjithë atletët kosovarë tashmë e kanë mbyllur garimin në “Tokyo 2020”.