Lushtaku-Sveçlës: Xhelal xhandari kanë ikur ata që kanë bërë shtetrrethime në Kosovë e shpejt do të ikësh edhe ti

Lushtaku-Sveçlës: Xhelal xhandari kanë ikur ata që kanë bërë shtetrrethime në Kosovë e shpejt do të ikësh edhe ti

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar ashpër ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke e akuzuar për dezertim gjatë luftës dhe për keqpërdorim të institucioneve shtetërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Lushtaku i është drejtuar Sveçlës me fjalët “Xhelal xhandari”, duke thënë se ai nuk mund të flasë për burrëri.

Ai gjithashtu ka akuzuar Sveçlën se në cilësinë e ministrit  ka keqpërdorur Policinë e Kosovës dhe njësitë speciale për qëllime politike për shtetrrethimin e Skenderajt mbrëmjen e 14 majit.

“Xhelal, kanë ikur ata që kanë bërë shtetrrethime në Kosovë e shpejt do të ikësh edhe ti” shkruan Lushtaku në reagimin e tij.

Related Articles