Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, arrestohen dhe kthehen në qendër

Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, arrestohen dhe kthehen në qendër

Dy persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, por janë arrestuar nga Policia e Kosovës pak kohë pas largimit të tyre.

Sipas raportit policor, më 3 qershor 2026, rreth orës 21:28, policia është njoftuar nga zyrtarët korrektues të Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan se dy persona kishin ikur nga institucioni.

“Lipjan / 03.06.2026 – 21:28. Policia është njoftuar nga zyrtarët korrektues të Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan se dy persona kishin ikur nga qendra. Policia me të marr informacionin ka ndërmarr veprimet taktiko-operative ku edhe ka arritur ti arrestojë të dyshuarit të cilët janë kthyer në Qendër Korrektuese në Lipjan”, thuhet në raport. 

Related Articles