Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar një rritje të lehtë krahasuar me ditën e kaluar, duke u shtrenjtuar për dy centë.
Sipas çmimeve maksimale të lejuara të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, të enjten nafta po shitet me 1.51 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi i benzinës është 1.43 euro për litër, ndërsa gazi kushton 0.71 euro për litër.
Një ditë më parë, litri i naftës kishte çmim 1.49 euro, që do të thotë se sot është shtrenjtuar për dy centë, pavarësisht se në tregjet ndërkombëtare derivatet kanë shënuar rënie pas marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit.
