Oferta marramendëse e Realit për Alvarezin zbulohet si e rreme

Oferta marramendëse e Realit për Alvarezin zbulohet si e rreme

Pretendimet se Real Madridi ka paraqitur një ofertë prej 150 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas, Julian Alvarez, janë të pavërteta.

Gazetari i njohur argjentinas, Gaston Edul, ka sqaruar se lajmi i përhapur gjerësisht në media dhe rrjetet sociale për një ofertë zyrtare të Real Madridit drejtuar Atletico Madridit nuk është i vërtetë.

Alvarez vazhdon të jetë një nga lojtarët kyç të Atletico Madridit pas një sezoni të shkëlqyer 2025/26.

Sulmuesi 26-vjeçar regjistroi 20 gola dhe nëntë asistime në 49 paraqitje në të gjitha garat.

Ai shkëlqeu edhe në Ligën e Kampionëve, ku realizoi 10 gola dhe pesë asistime në 15 ndeshje, duke ndihmuar Atleticon të arrijë deri në gjysmëfinale.

Presidenti i Atleticos me mesazh të qartë për Barcelonën dhe Real Madridin pas ofertave për Alvarez

Në kampionat, Alvarez kontriboi me tetë gola dhe katër asistime, ndërsa pati rol të rëndësishëm edhe në garat e kupës.

Që nga largimi nga Manchester City dhe transferimi te Atletico, argjentinasi ka grumbulluar 49 gola dhe 17 asistime në 106 paraqitje zyrtare, duke konfirmuar statusin e tij si një prej sulmuesve më të rëndësishëm në futbollin evropian.

Related Articles