’20 euro shtesë për ta parë Botërorin’, Rukiqi: Marrëveshje skandaloze RTK–Vala

’20 euro shtesë për ta parë Botërorin’, Rukiqi: Marrëveshje skandaloze RTK–Vala

Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka komentuar veprimin e RTK-së për të mos i transmetuar të gjitha ndeshjet e Kampionatit Botëror, duke e cilësuar si të turpshëm.

Ai e ka quajtur skandaloze marrëveshjen e RTK-së me Vala-n që t’u cenojnë të drejtën mijëra qytetarëve për ta ndjekur Kampionatin Botëror.

“MARRE!

Prej të njëjtit buxhet, me paratë tona i financojmë/subvencionojmë edhe RTK-në edhe VALA-n. Pra, të dyja marrin para nga taksat e qytetarëve.
Megjithatë, me një marrëveshje skandaloze, kanë vendosur t’ua cenojnë të drejtën e ndjekjes së Kampionatit Botëror mijëra qytetarëve.
Më së shumti e pësojnë fëmijët e familjeve me të ardhura të ulëta, të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë edhe 20 euro shtesë për të parë ndeshjet. Një ngjarje që në mbarë botën bashkon familje dhe breza të tërë, po u bëhet e paarritshme pikërisht atyre që kanë më së shumti nevojë për pak gëzim.
Kur financohen nga publiku, interesi publik duhet të jetë prioriteti i parë, jo ekskluziviteti që përjashton qytetarët.”, ka shkruar Rukiqi./

Related Articles