KQZ vazhdon numërimin e votave me postë, mbi 72 mijë pako të aprovuara, refuzohen mbi 2800

KQZ vazhdon numërimin e votave me postë, mbi 72 mijë pako të aprovuara, refuzohen mbi 2800

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të diasporës po vazhdon, ndërsa deri tani janë aprovuar mbi 72 mijë pako me fletëvotime të ardhura përmes postës.

Sipas të dhënave të fundit, deri në përfundim të ditës së shtunë janë vlerësuar 75,590 pako, prej të cilave 72,746 janë aprovuar, ndërsa 2,844 janë refuzuar për shkak të mospërmbushjes së kritereve ligjore.

KQZ ka njoftuar se deri më tani janë numëruar 36 kuti votimi dhe janë regjistruar 156 kuti në platformën zyrtare të rezultateve.

Arsyeja kryesore e refuzimit të pakove mbetet mungesa e dëftesës së regjistrimit, ndërsa raste të tjera lidhen me dërgimin e më shumë se një fletëvotimi në një pako, mospërputhje të shtetit të dërgimit, mungesë të vulës postare apo parregullsi të tjera procedurale.

Procesi i vlerësimit dhe numërimit të votave me postë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.

Related Articles