Momenti si reagoi Endrick pas vendimit të Ancelottit për të mos e aktivizuar në lojë

Momenti si reagoi Endrick pas vendimit të Ancelottit për të mos e aktivizuar në lojë

Endrick përjetoi një mbrëmje zhgënjyese në ndeshjen hapëse të Brazilit në Kupën e Botës 2026, pasi nuk arriti të regjistronte debutimin e tij në turneun më prestigjioz të futbollit.

“Seleçao” barazoi 1-1 me Marokun në sfidën e parë të Grupit, ku Vinicius Junior ishte protagonist me golin e shënuar dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

Megjithatë, për sulmuesin 19-vjeçar të Real Madridit, mbrëmja mori një drejtim tjetër.

Në pjesën e dytë, Endrick u pa duke u nxehur pranë vijës anësore dhe gjithçka dukej gati për aktivizimin e tij.

Por, në vend të tij, përzgjedhësi Carlo Ancelotti vendosi të fusë në lojë Danilo Santos.

Danilo rezultoi të ishte zëvendësimi i pestë dhe i fundit i Brazilit në këtë takim, duke i mbyllur përfundimisht shpresat Endrickut për debutim në Kupën e Botës.

Kamerat kapën momentin kur talenti brazilian u kthye në stol dukshëm i zhgënjyer pas vendimit të trajnerit italian.

Reagimi i tij nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët dhe mediat, të cilët e interpretuan si një shenjë të dëshirës së madhe të sulmuesit për të kontribuar në fushë.

Pavarësisht këtij zhgënjimi, Endrick pritet të ketë mundësinë e tij në vazhdim të turneut, me ndeshjen e ardhshme të Brazilit ndaj Haitit, më 20 qershor, që mund të shënojë edhe debutimin e tij në një Kupë Bote.

Related Articles