Sulmet e egra të Dejona Mihalit, Sadiku: Pas votave të diasporës Kurtit iu kthye apetiti për pushtet absolut, rrjedhimisht sulmet

Sulmet e egra të Dejona Mihalit, Sadiku: Pas votave të diasporës Kurtit iu kthye apetiti për pushtet absolut, rrjedhimisht sulmet

Ermal Sadiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës sulmet e egra të komisares së Vetëvendosjes, Dejona Mihalit, ndaj Përparim Ramës dhe Sami Lushtakut, i sheh në kontekst të “kthimit të dëshirës për pushtet absolut” të Albin Kurtit, vota e diasporës për të cilin e ngriti sërish elektoralisht lart.

Sadiku tha se kjo përkthehet që qëllimi i Albin Kurtit është “bllokada dhe zgjedhjet e përsëritura.”

Postimi i plotë:

Pas rezultateve në Kosovë, me 42.9%, Kurti e kuptoi se nuk mund të vazhdonte me bllokadë. Shpalli fitoren dhe deklaroi se do të bashkëpunonte me opozitën.

Me numërimin e votave me postë, iu kthye apetiti për pushtet absolut, ose alternativisht për bllokadë dhe zgjedhje të përsëritura.

Pikërisht në këtë kontekst duhen parë edhe deklaratat e Dejones sot: sulme ndaj figurave të luftës, ndaj kryetarit të Prishtinës dhe ndaj opozitës. Ofendime të qëllimshme që dëmtojnë çdo mundësi bashkëpunimi apo zgjidhjeje.

Kjo nënkupton qartë se qëllimi i tyre është bllokada dhe zgjedhjet e përsëritura. Siç ka thënë edhe vetë ai, synimi është të shkojnë deri te 80 deputetë.

Related Articles