Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët lidhur me mundësinë e një koalicioni të ardhshëm mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Megjithatë, Kurti nuk ka dhënë përgjigje për këtë çështje politike, duke shmangur komentet rreth bashkëpunimeve të mundshme paszgjedhore.
Në vend të kësaj, ai u fokusua në një temë tjetër, duke uruar qytetarët me rastin e Ditës së Shërbimit Publik.
“Urime Dita e Shërbimit Publik sot”, deklaroi shkurt kryeministri në detyrë.
