Kombëtarja e Spanjës i ka arkëtuar pikët e plota ndaj Arabisë Saudite, për të dhënë një paraqitje spektakulare.
Pas barazimit shokues ndaj Kepit të Gjelbër, “La Roja” zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme për të fituar me rezultat të thellë 4-0.
Lamine Yamal pas vetëm 10 minutave lojë përfitoi nga asistimi i Mikel Oyarzabal për të zhbllokuar epërsinë.
Pastaj, Oyarzabal ishte heroi i Spanjës për të shënuar dy gola të shpejtë për tri minuta, duke e çuar rezultatin në 3-0 (21’, 24’).

Fitorja e Spanjës u vulos pas autogolit të Tambakti, i cili e dërgoi topin në rrjetë në përpjekje për ta larguar goditjen vollej të Marc Cucurellas (49’).
Kësisoj, Spanja shkon në kuotën e katër pikëve në grupin H ndërsa Arabia Saudite zë pozitën e tretë me 1 sosh. Këtyre tani iu mbetet të shpresojnë që Kepi i Gjelbër ta ndalë Uruguain, me shpresën për një kualifikim si vend i dytë.
