Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se mund të përballet me sulme edhe më të ashpra nëse nuk ndalon veprimtarinë e aleatëve të tij në Liban.

Përmes një deklarate publike, Trump iu referua Hezbollahut, grupit paramilitar të mbështetur nga Irani, i cili prej muajsh është i përfshirë në shkëmbime zjarri me Izraelin përgjatë kufirit verior.

“Irani duhet t’i ndalojë menjëherë përfaqësuesit e tyre të paguar shumë në Liban që të shkaktojnë probleme”, shkroi Trump.

Ai paralajmëroi se në rast se Teherani nuk ndërhyn për të frenuar Hezbollahun, SHBA do të reagojë ushtarakisht.

“Nëse nuk e bëjnë këtë, ne do ta godasim Iranin shumë fort përsëri, ashtu siç bëmë javën e kaluar, vetëm më fort”, deklaroi presidenti amerikan.

Related Articles