Therje me thikë në Ferizaj, dy të dyshuar ndalohen për 48 orë

Therje me thikë në Ferizaj, dy të dyshuar ndalohen për 48 orë

Një person ka mbetur i lënduar pas një therjeje me thikë në Ferizaj, ndërsa dy persona janë arrestuar nga Policia.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 23 qershor, rreth orës 12:30, në rrugën “Bajram dhe Gursel Sulejmani”.

Burimet bëjnë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari B.S. dyshohet se ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur tri herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Ferizajt dhe më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Ferizaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve dhe Forenzika, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Related Articles