Janë mbyllur Lojërat Olimpike në Tokio të Japonisë.
Dorëzimi i flamurit olimpik është bërë dje dhe tani atë e mbanë Franca që është organizatore e olimpiadës së ardhshme.
Ambasada e Francës në Kosovë, ka ka shkruar për këtë ngjarje të madhe. Pas tri viteve, Franca do të jetë organizatore e Lojërave Olimpike Paris 2024.
Ambasada e Francës në Kosovë ka uruar edhe dy xhudistat kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova për medaljet e fituara.
“Ceremonia e mbylljes së Lojërave olimpike Tokio 2020 u zhvillua dje. Urime xhudisteve kosovare që fituan dy medalje të arta brilante!”
“Franca gjithashtu u dallua me 33 medalje të fituara (10 të arta, 12 të argjendta, 11 të bronzta). Urime ekipit francez!”
“Dorëzimi i flamurit olimpik u bë dje dhe tani i takon Francës të marrë pishtarin me Parisin 2024. Do të jetë hera e tretë që Franca organizon Lojërat olimpike verore në Paris, pas vitit 1900 dhe 1924, pra 100 vjet pas edicionit i fundit parisien të Olimpiadës”, ka shkruar ambasada franceze në Kosovë.