FC Ferizaj ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të krahut Ermal Veliqi, i cili nga sot do të jetë pjesë e skuadrës për edicionin e ri.
Klubi ferizajas bëri të ditur se Veliqi i bashkohet ekipit pas një karriere të pasur në futbollin kosovar, ku ka veshur fanellat e FC Prishtinës, KF Vëllaznimit, KF Drenicës dhe së fundmi KF Trepçës.
Nga FC Ferizaj shprehen se përvoja dhe cilësitë e tij do të jenë një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv, me synimin për arritjen e objektivave të klubit në sezonin e ri.
Klubi i ka uruar mirëseardhje Ermal Veliqit dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër.
