Digjet një veturë në Rrugën B në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Digjet një veturë në Rrugën B në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot në Rrugën B në Prishtinë, përballë Royal Mall.

Lajmin për Enigmën e ka konfirmuar Komandanti i Batalionit BPZ Prishtinë, Muhamet Reçani.

“Zjarri ka qenë në Rrugën B, përballë Royal Mall, në një veturë. Zjarri është fikur nga ekipi reagues i zjarrfikësve dhe nuk ka të lënduar”, ka thënë Reçani.

Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Related Articles