Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e Trentos në Itali, ku ka humbur jetën një 42-vjeçar me origjinë shqiptare.
Viktima është identifikuar si Renis Domi, i cili prej kohësh jetonte në Concesio.
Ai ishte duke drejtuar një motoçikletë “Yamaha R1” kur u përplas ballë për ballë me një veturë “Renault Clio”, e drejtuar nga një 67-vjeçare nga Bezzecca.
Siç shkruajnë mediat italiane, përplasja ndodhi në momentin kur drejtuesja e veturës po kthehej në rrugë.
Në një distancë rreth 100 metra pas tij ndodhej edhe partnerja e 42-vjeçarit, e cila po udhëtonte gjithashtu me motoçikletë.
Domi ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesja e veturës është dërguar në spitalin e Trentos në gjendje të rëndë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë Rrugore, të cilat po hetojnë rrethanat e aksidentit.
