Një mosmarrëveshje për bagëtitë ka përfunduar me denoncim në Polici për sulm dhe kanosje në fshatin Hajnocë të Kamenicës, raporton Sinjali.
Burimet bëjnë të ditur se viktima është M. P, 66 vjeç, i cili ka raportuar se mëngjesin e 12 korrikut, rreth orës 08:00, i dyshuari ka shkuar në shtëpinë e tij pas një mosmarrëveshjeje lidhur me disa dele.
Sipas denoncimit, i dyshuari fillimisht e ka kapur për fyti, më pas e ka goditur me shuplakë në fytyrë, ndërsa para se të largohej e ka kërcënuar me fjalët: “Ko me t’vra dhe ka me ta kalle shtepine”.
Pavarësisht pretendimeve për sulm, viktima nuk ka kërkuar trajtim mjekësor.
Burimet bëjnë të ditur se Prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”, ndërsa hetimet i janë deleguar Njësisë së Hetimeve në Kamenicë për identifikimin dhe intervistimin e të dyshuarit.
