Irani kërcënon se do ta “shkatërrojë” infrastrukturën e rajonit nëse Trump e zbaton kërcënimin e tij

Irani kërcënon se do ta “shkatërrojë” infrastrukturën e rajonit nëse Trump e zbaton kërcënimin e tij

Nëse presidenti amerikan Donald Trump e zbaton kërcënimin e tij për ta goditur infrastrukturën iraniane, atëherë Irani do ta shkatërrojë “të gjithë infrastrukturën në mbarë rajonin”, tha të enjten një zëdhënës i ushtrisë iraniane, shkruan CNN.

Trump ka paralajmëruar se SHBA-ja do t’i godasë urat dhe termocentralet në Iran javën e ardhshme, nëse Teherani nuk kthehet në tavolinën e negociatave.

Nëse këto kërcënime zbatohen, përgjigjja e Iranit “nuk do të jetë thjesht proporcionale, por do të jetë më e fuqishme”, tha Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i Komandës Qendrore të ushtrisë iraniane, në një deklaratë të raportuar nga transmetuesi shtetëror IRIB.

Infrastruktura e rajonit “do të shkatërrohet” në një mënyrë “që nuk do të mbetet asnjë gjurmë e saj”, shtoi ai.

“Sulmet do të jenë më të ashpra, më të gjera dhe më shkatërruese se kurrë më parë”, tha Zolfaghari.

Ai shtoi se Irani “në asnjë rrethanë” nuk do ta lejojë SHBA-në të “ndërhyjë” në Ngushticën e Hormuzit. “Kjo është vija e kuqe e pathyeshme e Iranit”.

Related Articles