Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka ndërmarrë masa ndaj dy drejtuesve të automjeteve, të cilët janë identifikuar duke zhvilluar gara shpejtësie në rrugët e Prishtinës.
Pas identifikimit të tyre, zyrtarët policorë kanë zbatuar masat e parapara me legjislacionin në fuqi. Secili nga shoferët është gjobitur me 500 euro, i është shqiptuar ndalimi i drejtimit të automjetit për 12 muaj, si dhe i janë regjistruar 5 pikë negative.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme që cenojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve./
