Lojwrat Olimpike që sapo kanë përfunduar, kanë nxjerrë në pah potencialet sportive të shumë vendeve. Edhe këtë herë si zakonisht primatin me sportistë kulmorë mban ShBA, para Kinës, Rusisë e vendeve tjera, shkruan Gazeta Enigma.
Edhe shtetet e Ballkanit, së fundi kanë filluar të dëshmojnë potencialet e tyre. Sipas një analize të bazuar nga pasqyra e medaljeve të fituara në LO Tokio 2020, del se Kroacia prinë, e pasuar nga Serbia dhe më pas Kosova, si e treta në këtë listë të sheteve ballkanike
Kujtojmë që Kroacia këtë edicon në LO Tokio 2020 ka fituar gjithsej 3 të arta, 3 të argjenda e 2 të bronzta. Serbia ka fituar gjithsej 9 medalje, porse edhe pse më shumë për nga sasia, ajo mbetet prapa Kroacisë pasi statistikat zakonisht e favorizojnë ekipin përfaqësues me numër më të madh medaljesh të arta, apo të argjenda, krahas atyre të bronzit.
Sipas këtyre përlogaritjeve statistikore Kosova bindshëm mbanë pozitën e tretë nga vendet e Ballkanit, pas Kroacisë e Serbisë, dhe para Maqedonisë së Veriut që ka vetëm një medalje të argjendtë, si dhe Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës e Malit të Zi, shtete këto të cilat nuk arritën të stolisen me medalje në Tokio 2020, shkruan Gazeta Enigma.