Gjilan: Hapet ekspozita e librit, DKRS fton mërgimtarët ta vizitojnë atë dhe muzeun e ri

Gjilan: Hapet ekspozita e librit, DKRS fton mërgimtarët ta vizitojnë atë dhe muzeun e ri

Institucionet e Arsimit në Kosovë, nga vitet 80-të nuk kanë blejtë libra, u tha në hapje të ekspozitës së librit në Muzeun e Qytetit në Gjilan.

Në kuadër  të shënimit të aktiviteteve “Ditët e Mërgatës 2021” – Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini e Sport dhe ARS Club “Beqir Musliu” në Gjilan, kanë hapur një ekspozitë me botimet e librave të viteve të fundit nga ky institucion kulturor e botues, shkruan Gazeta Enigma.

ShB “Beqir Musliu” i është bashkuar DKRS-së në Gjilan në kuadër të veprimtarive kulturore të saj, të parapara për shënimin e aktiviteteve vjetore “Ditët e Mërgatës 2021”

https://www.facebook.com/173042199404582/photos/a.176261515749317/5994705780571499/?type=3

Në hapje të këtij aktiviteti, kryetari i ARS Club “Beqir Musliu”, Sabit Rrustemi, tha se ideja e kësaj ekspozite është që libri sadopak të na e freskoj memorien kolektive dhe të jetë më i pranishëm të lexuesi.

“Ne kemi paraqitur botimet e dy-tri viteve të fundit me rreth 70 tituj të rinjë, të botuar nga ARS Club “Beqir Musliu”, ka shtuar ai, duke potencuar se ka munguar dhe po vazhdon të mungoj interesimi për librin, përfshirë edhe vet interesimin institucional arsimor, si të atij qëndror ashtu edhe lokal, që sipas tij do duhej të i kushtonin shumë më shumë rëndësi librit dhe botimit të tij, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles