Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë pritet të përballet sot me një fluks të madh udhëtarësh, pasi rreth 60 aeroplanë do të ulën gjatë ditës.
Sipas informacioneve që ka siguruar IndeksOnline, fluturimet do të vijnë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa numri më i madh i tyre pritet të jetë nga Zvicra, Gjermania dhe Turqia.
Shumë mërgimtarë kanë nisur të kthehen në Kosovë për të kaluar pushimet verore në vendlindje, ndërsa në mesin e udhëtarëve ka edhe vizitorë të huaj.
Fluks i lartë i udhëtarëve pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, pasi edhe të shtunën dhe të dielën parashihen shumë ardhje në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
