Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, ka kritikuar qeverisjen lokale në kryeqytet.
Në një postim, Mustafa ka thënë se nuk ka qenë i nevojshëm ngushtimi i rrugës buzë Xhamisë së Llapit, si rrugë kyçe që lidh Llapin e Gollakun, transmeton IndeksOnline.
“Kam banuar aty mbi 60 vjet; këta që po bëjnë eksperimente, jetojnë edhe tre vjet në Prishtinë, i mbledhin plaçkat për Londër, ndërsa me fantazitë dhe papërgjegjësinë e tyre i lënë të bllokuar banorët” shkroi Mustafa.
Ky është postimi i plotë i tij:
Pse po ngushtohet rruga Ilir Konushevci, te Xhamia e Llapit. Njëra nga arteriet kryesore për Llap e Gollak dhe nga Llapi. Rrugë që u zgjërua në 12 metra nga koha kur reformatori i madh i Prishtinës, Nazmi Mustafa ishte kryetar. Banorët kanë të drejtë të protestojnë dhe kundërshtojnë, sepse besoj që është vendim arbitrar, cili nuk respekton interesat e banorëve, të bineseve të vogla dhe të qytetarëve të Kosovës. Udhëheqja e Prishtinës nuk ka të drejtë që në këto forma të eksperimentojë me qytetarët. Kam banuar aty mbi 60 vjet; këta që po bëjnë eksperimente, jetojnë edhe tre vjet në Prishtinë, i mbledhin plaçkat për Londër, ndërsa me fantazitë dhe papërgjegjësinë e tyre i lënë të bllokuar banorët.
