Julie Tetard, basketbollistja 1.90 m e gjatë që këtë sezon luajti për Monacon, ka zbuluar se ende ëndërron një karrierë në WNBA, duke deklaruar se do të pranonte pa hezitim një ofertë nga liga më e fortë e basketbollit të femrave në botë.
Megjithatë, deklaratat e saj vijnë në një moment delikat, kur pjesëmarrja e atleteve transgjinore në garat e femrave po shkakton polemika të forta në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë.
Sipas “Daily Mail“, 34-vjeçari, e cila luan në rolin e qendrës, mbylli një sezon të shkëlqyer 2025–2026 me skuadrën e Monacos, duke dominuar Ligue 2—kategorinë e dytë të kampionatit francez të basketbollit.
Tetard u shpall shënuesja dhe kërcyesja më e mirë e kampionatit, me mesatare mbresëlënëse prej 21 pikësh dhe 20 ribaundesh për ndeshje.
Në muajin mars, ajo regjistroi njërën prej paraqitjeve më të mira të sezonit, duke e mbyllur takimin me 21 pikë dhe plot 30 ribaunde—një rekord absolut.
Pavarësisht shifrave të jashtëzakonshme, fakti që nuk u shpall Lojtarja Më e Vlefshme (MVP) e Ligue 2 shkaktoi reagime dhe zemërim te mediat dhe tifozët në Francë.
Gjithsesi, ajo u vlerësua me çmimet si Lojtarja e Vitit, Lojtarja Mbrojtëse e Vitit dhe Lojtarja Franceze e Vitit.
Julie Tetart, a man pretending to be a woman in the French league, rips down a rebound and goes coast to coast for a layup.
Currently averaging 21 points and 20 rebounds per game.
We haven't seen such dominance on the court since Michael Jordan.
Let's get him and 50 more like…— Pro America Politics (@proamericapol) August 4, 2026
