Arsenali zyrtarizon transferimin e Bruno Guimaraes për 75 milionë funte

Arsenali zyrtarizon transferimin e Bruno Guimaraes për 75 milionë funte

Arsenali ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Bruno Guimaraes nga Newcastle Unitedi për 75 milionë funte.

Mesfushori 28-vjeçar ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin londinez, duke u bërë përforcimi i radhës i Arsenalit.

Pas zyrtarizimit të transferimit, Guimaraes ka shprehur entuziazmin për aventurën e re dhe ka premtuar përkushtim maksimal.

“Jam i ngazëllyer. Jam i lumtur për mundësinë. Që kur fola për herë të parë me Andrea Bertan dhe Mikel Artetan, isha i emocionuar. Ndjeva brenda se kam nevojë për sfidë të re dhe mendoj se të jem lojtar i Arsenalit është diçka emocionuese për jetën time. Jam shumë i lumtur që po iu bashkohem. Do të jap më të mirën, premtoj. Jam luftëtari juaj. S’do të dorëzohem kurrë. Shpresoj të krijojmë shumë, shumë kujtime të mira”, ka thënë ai për faqen e Arsenalit.

Guimaraes ishte pjesë e Newcastle Unitedit që nga viti 2022, kur iu bashkua klubit anglez nga Lyoni.

Gjatë periudhës së tij te “bardhezinjtë”, ai ka zhvilluar 195 paraqitje, ka shënuar 31 gola dhe ka fituar një trofe të Kupës Carabao.

Related Articles