Hajdar dhe Bujar Matarova janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi mbrëmë në fshatin Surkish të Podujevës.
Dy vëllezërit po udhëtonin me veturë kur u përfshinë në një aksident tragjik, ku, sipas informacioneve të para, u përfshi edhe një veturë tjetër.
Rrethanat e plota të aksidentit ende nuk janë bërë të ditura

