Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka thënë se tani situata mbi tunelin e Kalimashit është larg flakëve dhe tymit, raporton Gazeta Enigma.
Peleshi në një postim në rrjetin social Facebook ka falënderuar edhe trupat nga Kosova që kanë filluar angazhimin sot tek ‘Laku i Thive’.
“Punë heroike e zjarrfikësve, Forcave të Armatosura dhe pushtetit vendor. Falënderim edhe për mbështetjen e trupave nga Kosova që kane filluar angazhimin sot tek Laku i Thive, Njësia Administrative Malzi. Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj një shqiptar me vepra”, tha ai.