Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje politike për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës.
Para takimit, Kurti tha se synimi është që diskutimi me Abdixhikun të zhvillohet me mirëbesim dhe në një atmosferë pozitive, me qëllim që të gjendet një rrugë përpara drejt konstituimit të institucioneve.
“Do të takohem me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun kryetar dhe do të shohim si mund të ecim përpara që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të, natyrisht me mirëbesim dhe me atmosferë pozitive si gjithmonë”, deklaroi Kurti.
