Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative të Kosovës, e cila ka refuzuar kërkesëpadinë e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), kundër Komunës së Prishtinës, raporton GazetaBlic.
Rama e ka cilësuar vendimin si një tjetër fitore institucionale të Kryeqytetit, duke akuzuar Vetëvendosjen për bllokim të iniciativave të Komunës.
“Gjykata edhe këtë herë i dha të drejtë Kryeqytetit! Edhe një betejë institucionale e fituar!”, ka shkruar Rama.
Në reagimin e tij, ai ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen, duke e akuzuar për përpjekje për të penguar punën dhe zhvillimin e Kryeqytetit.
Postimi i plotë:
