Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar sot se ka ngritur aktakuzë për spiunazh dhe shantazh ndaj Fatmir Shehollit të cilin e ka përshkruar si person të rekrutuar nga BIA serbe. Sipas aktakuzës, pas urdhërit prokurorial Shehollit i ishte sekuestruar telefoni, nga i cili është nxjerr edhe një “material”  që dyshohet se është një plan operativ i shërbimit sekret serb që lidhet me Albin Kurtin sa ishte në burg në Serbi.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, thuhet se bazuar në dokumentin e emërtuar “leptir”, planifikohej që nëpërmjet një plani operativ për komprometimin e Albin Kurtit, (tani UD i Kryeminsitrit të Qeverisë së Kosovës) derisa ishte në burgun e Nishit, thuhet në aktakuzë.

Po ashtu aktakuza e PSRK thekson se sigurimi serb madje ka planifikuar ta rekrutojë Albin Kurtin gjatë periudhës sa ishte i burgosur në burgun e Nishit.

“Nga analiza e dëshmisë Z#4.1, përkatësisht dokumentit të emërtuar “Leptiri”, të gjetur në telefonin e të pandehurit Fatmir Sheholli, rezulton se bëhet fjalë për një dokument i përpiluar nga struktura të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (RDB) në vitin 2001, i cili përshkruan një plan operativ për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në burgjet e Serbisë. Sipas përmbajtjes së dokumentit, parashihej përdorimi i një Nga analiza e dëshmisë Z#4.1, përkatësisht dokumentit të emërtuar “Leptiri”, të gjetur në telefonin e të pandehurit Fatmir Sheholli, rezulton se bëhet fjalë për një dokument i përpiluar nga struktura të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (RDB) në vitin 2001, i cili përshkrua një plan operativ për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në burgjet e Serbisë”, thuhet në aktakuzë.

Në Kosovë ka pasur reagime të shumta pas publikimit të aktakuzës, ku përmenden çështje që lidhen me sigurinë kombëtare.

Tutje thuhet se kjo dëshmi vjen nga Raporti Informues i Policisë së Kosovës e muajit prill të ketij viti e gjetur ne telefonin celular Apple Iphone, të sekuestruar nga i pandehuri Fatmir Sheholli. /

Related Articles