Babai i viktimës në Gllogjan: “Shteti s’po bën kurgjo, po i liron të akuzuarit pastaj ne po vritemi”

Babai i viktimës në Gllogjan: “Shteti s’po bën kurgjo, po i liron të akuzuarit pastaj ne po vritemi”

Florim Mustafaj, babai i 17-vjeçares Genta Mustafaj, e vrarë në sulmin ndaj autobusit në Gllogjan, ka shprehur zhgënjimin e tij të madh me drejtësinë pas lirimit të të akuzuarve në këtë rast.

“Shteti s’po bën kurgjo, po lirohen të akuzuarit, tash na po dalim nëpër qytet, po vritemi, po i mbajmë nga 5 vjet burg e kurgjo”, ka thënë Mustafaj në një deklaratë për “Kosova Live” në T7.

Ai thotë se për pesë vite familjarët e viktimave kanë përjetuar dhimbje dhe kanë pritur që drejtësia ta zbardhë rastin.

Mustafaj shprehet se, nëse personat e akuzuar nuk janë përgjegjës për vrasjen, atëherë institucionet duhet të gjejnë autorët e vërtetë.

“Le t’i gjejnë të tjerët, por mos na krijojnë probleme dhe dhimbje”, është shprehur ai.

Babai i Gentës thotë se familja vazhdon të kërkojë drejtësi për vajzën e saj dhe për viktimat e tjera të sulmit tragjik në Gllogjan.

Related Articles