Ka ndërruar jetë i dyshuari për vrasjen e Jetlira Foniqit, i cili ishte bashkëshorti i saj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kërvasari të Malishevës.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Polcisë së Kosovës për rajionin e Gjakovës.
“I dyshuari në rastin e veprës penale “Vrasje e rënduar”, e cila ndodhi më datë 23.08.2026 në fshatin Kërvasari, Komuna e Malishevës, sot më 27.08.2026, rreth orës 17:15, ka ndërruar jetë. Procedurat hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë në koordinim me prokurorin kompetent”, ka thënë Elezaj.
Vrasja kishte tronditur Kosovën, ku ka pasur reagime të shumta.
