Osmani për zjarret në Shqipëri, Maqedoni e Greqi: Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë

Osmani për zjarret në Shqipëri, Maqedoni e Greqi: Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur përkrahjen e vendit tonë për vendet e rajonit të cilat janë përfshirë nga zjarret.

Ajo përmes një shkrimi në Twitter tha se pamjet nga Shqiperia, Maqedonia dhe Greqia janë zemërthyese.

“Ndërsa zjarret e egra vazhdojnë të përhapen në të gjithë rajonin, imazhet nga Shqiperia, Maqedonia, Greqia janë zemërthyese.”

“Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë dhe partnerët tanë”, shkroi presidentja.

Tutje, ajo rikujtoj se zjarrfikësit dhe trupat e FSK -së mbrëmë u vendosën në Shqipëri për të ndihmuar në luftimin e zjarreve.

Related Articles