Nëna e Hashim Thaçit, Hyra Thaçi, nuk është në dijeni se sot në Hagë po shpallet vendimi ndaj ish-presidentit të Kosovës dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.
Kështu ka bërë të ditur kushëriri i Thaçit, Halimi, i cili ka treguar se familjarët nuk do t’ia tregojnë vendimin në rast se ai dënohet, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
“Nuk e di, nuk e di, nuk i kanë treguar. E nëse na gëzon Zoti, atëherë do t’ia lajmërojmë edhe do të… do të vijmë me u gëzuar edhe kjo ishalla…E vallahi nëse dënohet nuk mundemi me i treguar kurrë gjë”, tha kushëriri.
Ai ka thënë se familja dhe të afërmit po presin që Thaçi të lirohet, duke theksuar mungesën e tij gjatë kohës që ndodhet në Hagë.
“Po presim që sa më parë të lirohet, shumë mungesë kena pasë për Hashimin, si për prindër, si për shoqëri, si për krejt Kosovën”, tha ai.
Seanca për shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së ka nisur sot në orën 10:00 në Hagë.
