Hashim Thaçi falënderon për mbështetjen që iu dha dje, bën thirrje që përgjigja ndaj verdiktit të jetë paqësore

Hashim Thaçi falënderon për mbështetjen që iu dha dje, bën thirrje që përgjigja ndaj verdiktit të jetë paqësore

Avokati kroat, Luka Misetic, në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në ditën e shpalljes së aktgjykimit.

Në një postim në rrjetin “X”, Misetic shkruan:

Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e madhe që ai, së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, kanë marrë nga populli i Kosovës dhe nga faktori ndërkombëtar, si dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme.

Tutje, ai ka deklaruar se “avokatët e z. Thaçi do ta apelojnë vendimin e djeshëm gjyqësor para Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), duke pretenduar se ka pasur gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike që kanë cenuar drejtësinë e procesit gjyqësor”.

Related Articles