Vrasja në tentativë në Mitrovicë, u lëndua edhe një polic që ishte jashtë detyrës në përpjeke t’i ndalojë

Vrasja në tentativë në Mitrovicë, u lëndua edhe një polic që ishte jashtë detyrës në përpjeke t’i ndalojë

Një vrasje në tentativë ka ndodhur të premten në orët e vona të mbrëmjes në jug të Mitrovicës.

Rasti ka ndodhur në ora 22:44.

“Mitrovicë Jug / 18.09.2026 – 22:44. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rraje tre persona meshkuj kosovarë. Si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat dhe i dyshuari të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një zyrtar policor –jashtë detyre zyrtare gjatë përpjekjes për t’i ndaluar.

Viktimat janë dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Related Articles