Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në protestë mori pjesë edhe Lir Veseli, djali i Kadri Veselit, njërit prej ish-krerëve të UÇK-së të përfshirë në procesin gjyqësor në Hagë.
Lir Veseli, së bashku me vëllezërit dhe motrën e tij, është parë edhe në protestat që po mbahen çdo mbrëmje në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, nën moton “Jo në emrin tim”.
Fëmijët e Kadri Veselit po qëndrojnë kështu përkrah qytetarëve që po kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Speciale dhe po kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Protestat “Jo në emrin tim” po vazhdojnë prej disa netësh, me pjesëmarrjen e qytetarëve, veteranëve, studentëve, artistëve dhe figurave të ndryshme publike.

