Kuçi: Kushtetuesja na tregoi se ngërçi është politik, Kosova po vuan për një pushtet demokratik

Kuçi: Kushtetuesja na tregoi se ngërçi është politik, Kosova po vuan për një pushtet demokratik

Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se ngërçi aktual në vend nuk është institucional apo kushtetues, por politik dhe lidhet me përplasjet mes pushtetit dhe opozitës.

Në emisionin FIVE, Kuçi ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka bërë të qartë se vendi mund të shkojë në zgjedhje para 27 dhjetorit.

“Ngërçi nuk është institucional, kushtetues, është politik, mes opozitës dhe pushtetit”, ka deklaruar Kuçi.

Sipas saj, vendimi i Kushtetueses nuk e zgjidh ngërçin politik, pavarësisht numrit të çështjeve që mund të dërgohen për interpretim në këtë gjykatë.

Kuçi e ka kritikuar pushtetin, duke e cilësuar si “jo demokratik”, ndërsa ka thënë se opozita ka mbetur në këtë pozitë pasi, sipas saj, kryeministri Albin Kurti ka vendosur që partitë opozitare të qëndrojnë jashtë pushtetit.

“Problemi është se Kosova po vuan për një pushtet demokratik dhe për një opozitë që rri në opozitë dhe me kohën bëhet e gatshme me marrë pushtetin”, ka thënë Kuçi, duke shtuar se, sipas saj, “duhet të lindë diçka e re”.

Related Articles