Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesën e një reagimi lidhur me procesin gjyqësor në Hagë.
Lushtaku tha se Qeveria e Kosovës është dashur të dalë me një deklaratë për këtë proces, pavarësisht bindjeve politike.
I pyetur nëse ka frikë se mund të përballet me një aktakuzë të re apo të arrestohet, Lushtaku tha se nuk ka arsye për një frikë të tillë.
“Jo, tamam puna me ia nis mu frikësu, absolutisht jo”, u shpreh ai.
Lushtaku tha se vazhdon të mos ketë besim në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
“Unë nuk besoj dhe nuk i kam besuar dhe vazhdoj të mos i besoj kësaj gjykate”, tha Lushtaku për Zërin.
