Sinjali ka mësuar se Orlent Xhafiqi, 20-vjeçar, është viktima e aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Lutogllav të Prizrenit.
I ndjeri njihej nga komuniteti edhe për angazhimin e tij në punë vullnetare dhe kontributin në të mirë të komunitetit. Ndër aktivitetet e tij ishte edhe rregullimi i dyerve në shkolla, duke ndihmuar në përmirësimin e kushteve për nxënësit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 01:05, kur një veturë e tipit VW Passat, që po lëvizte në drejtimin Suharekë–Prizren, ka dalë nga rruga në afërsi të shkollës fillore “Besim Ndrecaj”.
Si pasojë e aksidentit, Orlent Xhafiqi ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit, 19-vjeçari Yll Latifi, është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit dhe me urdhër të Prokurorit është ndaluar në mbajtje.
