EULEX dhe Policia e Kosovës zhvillojnë sot stërvitje për kontrollin e turmave

EULEX dhe Policia e Kosovës zhvillojnë sot stërvitje për kontrollin e turmave

Pjesëtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), së bashku me Policinë e Kosovës, do të zhvillojnë sot një stërvitje të përbashkët për kontrollin e turmave dhe trazirave.

Stërvitja do të mbahet në kompleksin e EULEX-it, në zonën industriale të Prishtinës, dhe është pjesë e aktiviteteve të rregullta të reaguesve të sigurisë në Kosovë.

Gjatë ushtrimit pritet të dislokohen personel dhe pajisje në zonën e përcaktuar për stërvitje.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij aktiviteti është avancimi i gatishmërisë operacionale, si dhe forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet EULEX-it dhe institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Stërvitja zhvillohet në përputhje me standardet evropiane dhe synon rritjen e ndërveprimit ndërmjet reaguesve të sigurisë.

Related Articles