Çfarë diskutoi me Kurtin? Flet Bedri Hamza

Çfarë diskutoi me Kurtin? Flet Bedri Hamza

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, më në fund është deklaruar për takimin e së dielës me kryeministrin Albin Kurti.

Ai sot para fillimit të seancës plenare ka bërë të ditur se gjatë takimit me Kurtin kanë diskutuar për çështjet aktuale politike, përfshirë projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe çështjen e presidentit.

Megjithatë, Hamza tha se në takimin me Kurtin nuk është diskutuar për emra konkretë sa i përket presidentit.

Ndërsa, sa i përket miratimit të projektligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, ai tha se është prioritet për partinë e tij, duke theksuar se vetëm pas kalimit të tij janë të hapur për të diskutuar edhe çështje të tjera politike, përfshirë zgjedhjen e presidentit.

Hamza tha se kjo nuk paraqet një kushtëzim, por sipas tij, një nevojë në situatën aktuale.

“Prioritet projektligji për Dhomat e Specializuara… Nëse kalohet ligji, këtë nuk po e them si detyrim, po e them si nevojë, nëse kalohet, jemi të hapur me diskutu temat tjera. Nëse nuk kalohet, nuk kemi temë më të rëndësishme se kjo”, tha Hamza.

Related Articles