Ka nisur protesta e radhës në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Kjo është nata e 13-të radhazi që qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbeu”.
Edhe sonte, në shesh është parë një numër i madh i qytetarëve, të cilët po marrin pjesë në protestë.
Në mesin e të pranishmëve janë edhe djemtë e katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Protestat kanë nisur pas aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Qytetarët janë mbledhur për të shprehur qëndrimet e tyre lidhur me vendimin e gjykatës.
Protesta po vazhdon në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa pritet që gjatë mbrëmjes të ketë edhe fjalime nga pjesëmarrësit.
