Ish-kryeprokurori i Dhomave të Specializuara të Hagës, Jack Smith, ka vazhduar sot dëshminë e tij para Komitetit Gjyqësor të Senatit amerikan, ku po përballet me pyetje të shumta nga kongresistët republikanë.
Seanca dëgjimore është fokusuar në hetimet dhe ndjekjen penale që Smith kishte ndërmarrë ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, me republikanët që pretendojnë dhe e akuzojnë atë për abuzim me detyrën zyrtare.
Përgjatë marrjes në pyetje, debati u zhvendos edhe te e kaluara e tij profesionale në Gjykatën Speciale.
Senatori Eric Schmitt, ishte i drejtpërdrejtë kur i tha se pasi i kishte humbur rastet e mëdha në ShBA, shkoi në Hagë për ta ndjekur ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
